Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, është aksidentuar me makinë derisa po udhëtonte nga shtëpia drejt punës.

Siç raportojnë mediat, makina me të cilën po udhëtonte ministri është goditur nga një makinë tjetër nga prapa.

Pas aksidentit ata janë dërguar në Emergjencën e QKUK-së.

Personeli mjekësor i repartit të lindjes gjatë kujdesit të tyre ndaj pacientëve të cilët kanë nevojën e mbështetjes njerëzore dhe profesionale në Klinikën Gjinekologjike në QKUK në Prishtinë.

Shoferi i cili ishte duke drejtuar makinën e ministrit Mustafa është lënduar, ndërsa Ekrem Mustafa është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Zyra për Informim në QKUK, mirë nuk kanë dhënë detaje për rastin, transmeton JOQ Kosova.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re