Një 54-vjeçar është dëmtuar gjatë punës, ndërsa lidhur me këtë ngjarje janë vënë proceduar në gjendje të lirë tre persona.

 

54-vjeçari pas aksidentit në punë është dërguar në spitalin e Elbasanit, ku i është vonuar ndihma mjekësore. Si pasojë është proceduar mjeku i turnit si dhe roja i spitalit për moskallëzim.

 

Gjithashtu është proceduar edhe administratori i kompanisë, ku punonte 54-vjeçari.

 

“Ndaj këtyre shtetasve ka bërë kallëzim shtetasja L. K., 41 vjeçe, se gjatë procesit të punës në firmën që administrohet nga shtetasi B. Xh., është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën, bashkëshorti i saj, shtetasi A. K., 54 vjeç, banues në Elbasan (shofer në këtë firmë). Gjithashtu, 41-vjeçarja ka pretenduar nëpërmjet kallëzimit të saj, se stafi mjekësor i spitalit rajonal të Elbasanit, i turnit kur është paraqitur për të marrë mjekim shtetasi A. K., ka neglizhuar dhënien e asistencës mjekësore për bashkëshortin e saj”, njofton policia.

 

Policia vijon hetimet lidhur me këtë rast.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re