Një 32-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme, pasi ka humbur jetën në ambientet e jashte të një biznesi ku ishte punësuar.

 

Mësohet se i riu ka hipur në një “pirun” dhe ka rënë.

 

 

Në momentin që ka rënë e ka shtypur 61-vjeçari që ecte me “pirun”.

 

I riu u dërgua në spitalin e Traumës me shenja jete, por pas disa orësh ai nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra.

 

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.

 

Shtetasi L. D. është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra. 

 

Shtetasi E. D. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.  

 

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re