Skip to content

Aksidentohet një tjetër autobus në Tiranë/ Përplaset me stacionin e pasagjerëve

667e423b fa3a 473d a1f1 289130a0c808

Një tjetër urban është aksidentuar mesditën e sotme në Tiranë, pas autobusit të linjës së “Unazës së Re” i cili ra në Lanë të premten e 29 prillit.

 

Autobusi i linjës “Qyteti Studenti” është përplasur në stacionin ku presin qytetarët përballë Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Si pasojë e përplasjes është thyer xhami i përparmë i autobusit dhe xhami i stacionit.

 

Ky aksident vjen tre ditë pasi një tjetër autobus përfundoi në Lanë, duke shkaktuar edhe plagosjen e pasagjerëve.