Një patrullë policie është aksidentuar paraditen e së martës, ndërsa është plagosur një efektiv. Ngjarja ndodhi pranë stacionit të trenit, në kryeqytet.
 
Në momentin e aksidentit, punonjësi i policisë, i cili po lëvizte me motor është përplasur me një automjet.
 
Për shkak të plagëve të marra, efektivi ndodhet në gjendje të rëndë ne spital. Nga aksidenti mbeti i plagosur dhe një kalimtar, i cili së bashku me policin u dërgua në spital për te marre ndihmën mjekësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re