Skip to content

Aksidentohet për vdekje 25-vjeçarja në Tiranë, arrestohet shoferi

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në Tiranë.

Sipas policisë një 25-vjeçare është përplasur nga një makinë dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.02.2021, rreth orës 07:15, në Institutit, mjeti me drejtues shtetasin E. B, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. A., 25 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.