Skip to content

Aksidentohet për vdekje i mituri në Peqin! 10 vjeçari humbi jetën nga përplasja e dy makinave, njëri prej mjeteve doli jashtë rrugës…

Një aksident  i rëndë  me pasojë vdekje është regjistruar  sot rreth orës 14:00 në rrugën Peqin-Elbasan, në afërsi të fshatit Pajovë.

 

Burime bëjnë me dije se në aksident janë përshirë  dy automjete. Pas përplasjes njëri prej automjeteve ka dalë jashtë rruge duke përplasur për vdekje fëmijën e mitur rreth 10 vjeç.

Burime për News 24 bëjnë me dje se viktima është Enjo Tabaku. I mituri ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të shumta. Fëmija u përplas nga automjeti  tip Volkswagen golf.

Automjeti drejtohej nga shtetasi Odorian Petriti 46 vjeç ndërsa automjeti tjetër tip Audi, drejtohej nga Mikel Petriti,41 vjeç.

“”