Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë të shtunë në rrugën dytësore “Kavajë-Mali i Robit”.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, ku një automjet ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte një 80-vjeçar.

Drejtuesi i automjetit, një 29-vjeçar, është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re