Një tjetër turist është aksidentuar në vendin tonë. Pas ngjarjes tragjike ku një turist humbi dje jetën në Alpet shqiptare, një tjetër është aksidentuar pasi teksa ka qenë duke eksploruar zonën në Mat ka humbur kontrollin mbi automjet dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Mësohet se turisti është dëmtuar lehtë dhe po transportohet për një kontroll mjekësor në spitalin e Burrelit.

Njoftimi i policisë:

Mat/ informacion paraprak

Rreth orës 12.30, në një rrugë rurale të fshatit Gjoçaj, njësia Administrative Derjan, Mat, një shtetas i huaj(turist), duke eksploruar zonën, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit është dëmtuar lehtë dhe po transportohet për një kontroll mjekësor në spitalin e Burrelit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për zbardhjen e shkaqeve të daljes së mjetit nga rruga.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re