Skip to content

A’ksidentohet zjarrfikësja në Shkodër, shoferi humb kontollin mbi mjetin dhe del nga rruga! Plagosen dy punonjësit

zjarrfikeseeeeee

Një automjetin zjarrfikës është aksidentuar pasditen e sotme në fshatin “Vukatanë”, në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi me iniciale K. M., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin zjarrfikës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Sakaq, si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën shoferi i mjetit, me iniciale K. M. dhe një tjetër punonjës i shërbimit zjarrfikës, shtetasi me iniciale R. K.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në fshatin “Vukatanë”, shtetasi K. M., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin zjarrfikës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e  automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën  shtetasit K. M. dhe R. K., ( punonjës të shërbimit zjarrëfikës).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.