Shkëlzen Kraja, i cili u përplas me motorin e dy efektivëve të “Shqiponjave” ditën e djeshme ka treguar detaje nga ngjarja.

67-vjeçari, i cili u arrestua ditën e sotme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, është shprehur se ai nuk ishte nuk udhëtuar me shpejtësi. Sipas tij, ishte patrulla e “Shqiponjave” ajo që po ecte shumë shpjet dhe i kaloi në korsinë ku ai ndodhej.

Kraja ka thënë se duke qenë se ishte pranë banesës ishte ngadalësuar e po bëhej gati të kthehej për t’u futur në garazh. Por motori i policëve, sipas tij, u godit më pas me parakolp.

“Isha pranë banesës. Do të kthehesha të fusja makinën në garazh.

Nuk kam qenë me shpejtësi, madje isha ngadalësuar por motori që udhëtonte me shpejtësi më doli në korsinë time dhe është goditur me parakolp.

Motori ka qenë me shpejtësi të lartë dhe pas përplasjes ka goditur edhe një makinë tjetër të parkuar. Makina ime s’ka lëvizur nga vendi.

Shpresoj te bëhen mirë te dy punonjësit e policisë sa më shpejt. Jam prind vetë dhe më vjen shumë keq për të dy. Uroj të bëhen mirë të dy.”, tha ai për “Abc News”.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur ditën e djeshme, mbetën të lënduar dy efektivët e “Shqiponjave” një prej të cilëve në gjendje më të rëndë.
Ngjarja ndodhi në lagjen Nr.4 në Durrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re