DIBER- Policia i e Dibrës ka arrestuar një 35-vjecar, pasi mbrëmë ka aksidentuar dy këmbësorë me mjetin e tij. Në pranga ka përfunduar Albert Capa, 35 vjeç, banues në Maqellarë.

Arrestimi i tij u bë pasi me datë 21.08.2018 rreth orës 22.00, në aksin rrugor Bllatë-Maqellarë duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka aksidentuar shtetasin L.P, 15 vjeç, i cili është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumes në Tiranë dhe shtetasin K.M, 18 vjeç, i cili po trajtohet për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re