Një 60 vjeçar u arrestua në flagrancë nga specialsitët e policisë rrugore në Pogradec pasi aksidentoi me makinë një këmbësorë.

 

Shtetasi i arrestuar është me inicialet M.P., banues në Pogradec.

 

Sipas policisë arrestimi i tij u bë pasi, mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 20:10, në aksin rrugor Pogradec-Buçimas, në afërsi të një karburanti, 60 vjeçari teksa drejtonte mjetin tip “Mercedes-Benz”, aksidentoi shtetasin me inicialet G.H.

 

I aksidentuari është dërguar në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re