Skip to content

Aksidentoi për vdekje 11-vjeçarin në aksin Gjirokastër-Kakavijë, arrestohet shoferi i mjetit

Ka rënë në pranga të policisë 45-vjeçari i cili aksidentoi për vdekje 11-vjeçarin në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Burimet zyrtare bëjnë me dije se 45-vjeçari është arritur të identifikohet dhe të arrestohet.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër.

Aksidentoi me mjet një këmbësor, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.

Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur “Ura e Çapos” , ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin e mitur S. P., 11 vjeç.

Shtetasi S. P. pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër, është transportuar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb