Arrest shtëpie për 22 vjecaren Silvana Muho.

 

Është  ky vendimi i gjykatës së rrethit gjyqsor të Vlorës pas seancës së  zhvilluar sot në ambientet e Spitalit rajonal të Vlorës.Seanca është zhvilluar në dhomën 12 atje ku 22 vjecarja Muho po trajtohet me sherbim shëndetësor.

 

Seanca është drejtuar nga gjyqtari Enkel Peza ndërsa prokurore e cështjes është Eranda Lazaj.

 

22 vjecarja  Silvi Muho u përfshi në aksidentin e ndodhur dy ditë më parë në autostradën  Vlorë -Levan ku si pasojë humbi jetën 23 vjecarja Anxhela Çapo.

 

22 vjecarja  pritet ti nënshtrohet një operacioni në këmbë në ditët në vijim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re