Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e arrestit me burg për 22-vjeçarin Igli Madani, i cili shkaktoi aksidentin e të premtes në Vlorë, ku vdiqën katër anëtarët e familjes Gushi me origjinë nga Patosi.

Masa për Madanin është dhënë në mungesë, pasi vetë i riu mbahet ende në ambientet e spitalit, ndërsa ka lëndime si pasojë e aksidentit, por pa rrezik për jetën.

Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeç, Anastasia Gushi, 14 vjeçe, dhe Eva Gushi, 9 vjeçe ishin viktimat e një aksidenti të tmerrshëm mëngjesin e premtes në aksin Fier-Vlorë, ku mjeti audi që drejtohej nga i riu Igli Madani i përplasi fuqishëm nga pas, duke shuar një familje të tërë.

Mjeti “Audi A8”, me targa AA 107 XX, që drejtohej nga Madani, ka qenë mjaft i fuqishëm, me një vlerë në treg që kap shifrën e afro 1oo mijë eurove. Burime bëjnë me dije se mjeti është në emër të babait të Igli Madanit, Bashkim Madani, i cili është biznesmen në fushën e tregtimit të mjeteve.

Bashkë me djalin e biznesmenit udhëtonin dhe Fabio Lamaj e Glori Selimi, ndërsa të tre jashtë rrezikut për jetën.

Makinë 100 mijë euro në emër të babit biznesmen/ Pamjet e ”bishës luksoze” që shuajti një familje në Vlorë, kamerat e mjetit mund të kenë filmuar gjithçka

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re