Arrest me burg për Andrea Karaj, 40 vjeçarin i cili aksidentoi pesë të rinjtë që lëviznin me mjetin tip ‘Benz’ në autostradën Levan-Vlorë, ku si pasojë e aksidentit humbi jetën 18-vjeçari Ermir Tare dhe Flori Duraj 20-vjeç si dhe si rrjedhojë mbetën të plagosur rënd tre të rinj të tjerë.

Gjyqtarja e çështjes ka pranuar kërkesën e prokurorisë së Vlorës për masën e arrestit me burg për 40- vjeçarin. Seanca ka nisur në orën 11 të mesditës së sotme ku mbi 40-vjeçarin rëndonin dy akuza Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen si dhe drejtim i automjetit në gjendje të dehur.

40-vjeçari është njohur me masën e sigurisë arrest me burg nga gjykata e shkallës së parë në Vlorë. Tre të rinjtë e plagosur ndodhen në spitalin e Vlorës ku po marrin ndihmën mjekësore por gjendja e tyre paraqitet e rënduar.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re