Është arrestuar drejtuesi i mjetit që përplasi për vdekje një 69-vjeçar mbrëmjen djeshme në Bulqizë.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur  Gjoricë, ku 69-vjeçari me inicialet R. R.,   i cili po ecte në këmbë, u përplas për vdekje nga një makinë tip “Benz”, që drejtohej nga një person me inicialet N.D..

Ky i fundit u largua menjëherë nga vendngjarja, por u arrestua vetëm disa orë më vonë nga policia.

Njoftimi:

Shkaktoi aksident me pasojë vdekjen e 69-vjeçarit, shoqërohet në Komisariat drejtuesi i mjetit i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.

Rreth orës 20.00, në vendin e quajtur  Gjoricë, (në segmentin e rrugës së Arbërit që është akoma kantier ndërtimi) shtetasi N. D., duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, dyshohet se ka goditur shtetasin R. R.,  69 vjeç, i cili për pasojë  ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë pas ndjekjes dhe kontrollit të zonës, kanë gjetur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë,  drejtuesin e automjetit i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re