Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, i cili mbrëmjen e djeshme (19 shkurt) ka përplasur për vdekje një këmbësor në aksin “Korçë – Pogradec”.
37-vjeçari dyshohet për kryerjen e për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin “Korçë – Pogradec”, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. Ç., 37 vjeç, banues në Sovjan, Maliq, pasi dyshohet se ka përplasur shtetasin F. B., 62 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor, i cili për pasojë humbi jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
