Gjykata e Vlorës do të gjykojë më vete ish policin Arjan Tase, i cili në gusht të vitit 2022 aksidentoi për vdekje 4-vjeçaren Jonada Avdia në Potam.

 

Pas shtyrjes së disa seancave, trupa gjykuese vendosi që Tase të gjykohet veçmas nga 8 punonjësit e policisë Himarë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

 

Në këtë seancë gjyshi i vogëlushes Ismet Avdia ka kërkuar që drejtësia të bëjë punën e saj.

 

Vogëlushja Jonada Avdia u vra në breg të detit nga skafi që drejtonte ish-oficeri i policisë Arjan Tase. Ndërkohë këtë të premte ishte seanca e shtatë paraprake pas shtyerjeve të ndryshme, gjykimi do të vijojë i ndarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re