Gjykata e Lezhes la ne burg 28-vjeçarin Gjovalin Gjeta, i cili u arrestua te merkuren nga policia pasi perplasi me automjetin e tij nje 14-vjeçar i cili levizte me biçiklete, duke e lene te plagosur rende.

Gjyqtari Artan Hajredinaj e cilesoi te ligjshem arrestimin ne flagrance te 28-vjeçarit dhe vendosi ndaj tij masen e sigurise “arrest ne burg”, per vepren penale “Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor”.

Aksidenti ndodhi pasditen e se merkures ne rrugen e fshatit Mylte ne Lezhe dhe i mituri u dergua ne gjendje te rende per jeten ne spitalin e traumes ne Tirane.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re