Shtetasi Q.G, i cili përplasi ditën e sotme të moshuarën në Pogradec dhe e la në mes të rrugës, duket se është penduar.
Policia njofton se ai është paraqitur në ambientet e komisariatit, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimtaritë e mëtejshme për shoferin.
“Gjithashtu sqarojmë se në lidhje me aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm, në Pogradec, aktualisht po kryen veprimet e mëtejshme me drejtuesin e mjetit tip “Volksëagen” shtetasin Q. G., i cili pasi aksidentoi 74-vjeçaren V. P., u largua nga vendngjarja dhe më pas u paraqit në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec”, njofton policia.
