Policia e Tiranës ka sekuestruar ditën e sotme një sasi rreth 1 kg kokainë, teksa kontrollonte makinën e një të dyshuari.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se personi në fjalë është kapur në afërsi në Paskuqanit, me 1 kg kokainë në makinë.

Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, sektori i narkotikeve. Mësohet se operacioni është duke u zhvilluar ende.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re