Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka nisir sot një operacion “blic” në zonën e Kutallisë.

Mësohet se pjesë e këtij operacioni janë bërë të gjitha strukturat e DVP-së Berat dhe qëllimi i operacionit është kapja e personave në kërkim,kultivimi i hashashit,gjetja e armëve e municioneve etj.Mësohet se në një banesë në fshatin Drenovicë është gjetur një arsenal armësh e municionesh.

Sipas burimeve,policia ka sekuestruar deri më tani 1 pistoletë,dy armë gjahu pa leje dhe sasi kutish me fushekë e municione luftarake.

Në prangat e policisē ka rënë 65-vjeçari Enver Shehu,ndërkohë që aksioni po vijon ende.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re