Gjykata e Vlorës ka lëshuar për ekzekutim 8 urdhër arreste në përfundim të hetimeve për tjetërsimin e pronave në bredgdet.

 

 

Hetime që nisën pas sekuestrimit të dosjeve në zyrën e menaxhimit të pronave dhe aseteve në këshillin e qarkut të Vlorës dhe Ashk.

 

 

Aktualisht konfirmohet arrestimi i ish-kreut të Këshillit të Qarkut të Vlorës si dhe ish-drejtues i Bashkisë Himarë, Anesti Dhimojani.

 

 

Arrestimi i tij vjen mbas arrestimit të një sërë funksionarësh publik në Vlorë, si Ish-kreu i kadastrës së Vlorës Klodian Troci dhe 2 punonjës të qarkut të Vlorës dhe disa punonjësve të bashkisë së Himarës.

 

Më herët Trocit iu sekuestruan 60 mijë euro dhe një sërë formularësh 6 dhe amtp.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re