Skip to content

Aksion i befasishëm në burgun e Fierit, Vlorës dhe Peqinit. Dalin pamjet e kontrolleve, të dënuarit në ‘skaner’

55

Aksion blic është zhvilluar sot në IEVP Fier, Vlorë dhe Peqin.

Në vijim të masave për forcimin e sigurisë dhe disiplinës në institucionet penitenciare, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve,  Adriatik Kupi, së bashku me Drejtorin e Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, drejtuan sot, kontrolle të befasishme në IEVP Fier, Vlorë dhe Peqin.

burg kontrolle aksion policia burgjet 8
Kontrollet u ushtruan nga forcat operacionale të Drejtorisë së Policisë së Burgjeve, me fokus evidentimin dhe goditjen e sendeve të ndaluara brenda institucioneve.

burg kontrolle aksion policia burgjet 10

Gjatë kontrolleve u konstatuan dhe u sekuestruan aksesorë mjetesh komunikimi që përbëjnë vepër penale, mjete prerëse të improvizuara, si dhe sende të tjera të palejuara dhe të tepërta.

burg kontrolle aksion policia burgjet 11Për rastet e konstatuara u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve për veprime të mëtejshme proceduriale.

Kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të.

burg kontrolle aksion policia burgjet 14 burg kontrolle aksion policia burgjet 15 burg kontrolle aksion policia burgjet 16 burg kontrolle aksion policia burgjet 1 burg kontrolle aksion policia burgjet 2 burg kontrolle aksion policia burgjet 3 burg kontrolle aksion policia burgjet 4 burg kontrolle aksion policia burgjet 5 burg kontrolle aksion policia burgjet 6