Një aksion i madh antidrogë është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Itali, ku janë lëshuar urdhërarreste për të paktën 18 persona, një pjesë e të cilëve me origjinë shqiptare.

Operacioni, i quajtur “Metalba”, për të cilin janë angazhuar në terren 100 karabinierë është duke u zhvilluar në provincat: Matera, Potenza, Cosenza, Leçe, Udine, Parma dhe Trapani. Mes 18 urdhërarresteve që janë lëshuar, 7 persona do të qendrojnë në burg dhe 11 të tjerë në arrest shtëpie, ndrërsa vijojnë hetimet nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Të gjithë personat e arrestuar akuzohen si pjesë e një organizate kriminale, që trafikonte dhe tregtonte drogëra të forta, kryesisht heroinë dhe kokainë, ndërkohë që dyshohet se një pjesë e saj e kishte origjinën pikërisht nga Shqipëria.

Mediat italiane nuk japin detaje sa i takon identitetit të personave që janë vënë në pranga, dhe as rolet specifike që ata kanë pasur në këtë organizatë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re