Një aksion i policisë në Tetovë ka çuar në arrestimin e 17 femrave, këngëtare dhe valltare, të cilat u kapën gjatë një kontrolli në objekte hoteliere në rrugën rajonale Tetovë-Zhelinë.
Aksioni ka nisur mesnatën, nga ora 12:30 deri në orën 03:00.
Nga këto femra, 10 janë shtetase të huaja me leje qëndrimi të përkohshëm, një është shtetase e vendit, ndërsa 6 të tjera ishin pa leje qëndrimi.
Shtetaset e huaja pa leje qëndrimi janë nga Ukraina, Rumania, Kazakistani dhe Franca. Ato u ndaluan për procedim të mëtejshëm. Policia e Tetovës po vijon hetimet në lidhje me këtë rast.
