Pas një aksioni të koordinuar nga Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë dhe Policia Bashkiake në Ksamil, me mbështetjen e forcave “Shqiponja”, 14 mole detare të ndërtuara prej vitesh, janë larguar sot nga zona.

Ky veprim vjen pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Sarandës për reduktimin e numrit të korridoreve ujore në Ksamil, një masë e synuar për përmirësimin e sigurisë në zonë.

Sipas burimeve nga policia, aksioni nuk ka hasur në rezistencë nga pronarët e mjeteve lundruese, të cilët janë treguar bashkëpunues gjatë largimit të molave.

Ndërkohë, në Sarandë, autoritetet kanë bllokuar dhe sekuestruar një anije, e cila dyshohet se dispononte dokumentacion të falsifikuar. Mjeti u shoqërua në Portin Detar, ku po i nënshtrohet procedurave administrative dhe hetimeve penale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re