“Pastrimi i plazheve do të jetë kryefjalë gjatë sezonit, për të ofruar shërbime me cilësi më të mirë për pushuesit, vendas dhe të huaj” – tha nga Vlora Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro. Kjo e fundit ndoqi nga afër aksionin për pastrimin e plazhit të vjetër, duke shtuar se ky nuk është një aksion një ditor, por një ndërhyrje e koordinuar për të përmirësuar situatën e pastrimit në një bashki problematike si Vlora.

 

Agjensia e bregdetit do të punojë përgjatë gjithë sezonit bashkëngjitur institucioneve të tjera për të ofruar siguri në plazhe. Task forca është gati në çdo kohë.

 

Ministrja pranoi se hapësirat publike të plazhit janë ende një problematikë që kërkon zgjidhje.

 

Ne kemi bërë një ndryshim në VKM që rregullojnë hapësirat e plazhit në 2023, dhe kjo hapësirë konkretisht më parë ka qenë 20 për qind, tashmë është bërë 30 për qind.

 

Pavarësisht pretendimeve të banorëve për reduktim të hapësirave publike të plazhit, Kumbaro thotë se ato janë në përqindje më shumë sesa vitin e kaluar.

 

Na rezulton se në vitin 2022, edhe nga parcelat e zëna, kjo hapësirë është më shumë se 30 për qind, mund të themi që shkon deri në 50 për qind.

Kumbaro shoqërohej nga kreu i ri i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re