Home SHQIPERIA Aksion për pastrimin e territorit

Aksion për pastrimin e territorit

0

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Territori shqiptar ka nevoje për pastrim rrënjësor dhe ne do ta arrijmë këtë për 300 ditë, së bashku me njësite vendore. Ky është premtimi qe ka bere Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, në një takim me kryetaret e bashkive. Nga Durrësi, ai lançoi fillimin e operacionit kombëtar. Ministri Klosi u shpreh i ndërgjegjshëm se mjedisi është ende mjaft i ndotur, çka sipas tij ndikon negativisht ne turizmin.
 
Aksioni do të zhvillohet në disa faza, duke përfshirë te gjithë territorin e Shqipërisë. Ministri i Mjedisit e Turizmit, paralajmëroi masa të ashpra penalizuese për të gjitha subjektet që shkaktojnë ndotje. Në kete aksion kombëtar, në mbështetje të Ministrisë së Mjedisit do te jete edhe Ministria e Brendshme.
 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë