Dy të rinj janë vënë në pranga në Bradashesh, pas një ndjekjeje dhe aksioni policor, si nëpër filma.

Mësohet se dy të arrestuarit, të moshës rreth 25-30 vjeç po udhëtonin me një shpejtësi ‘skëterrë’ me një mjet të llojit “Seat”, me ngjyrë të bardhë, të marrë me qira, në momentin që janë vënë re nga policia që po patrullonte.

Pas ndjekjes, efektivët u kanë bërë shenjë ndalimi të rinjve, ndërkohë që ata kanë vijuar të ecnin me shpejtësi të lartë, me mjetin që kishin marrë me qira në Tiranë, dhe kjo ka bërë që efektivët të kërkonin përforcime.

Sipas dosja.al, rreth 30 forca policore janë vënë në ndjekje të tyre dhe pas më shumë se gjysmë ore, janë ndaluar në Bradashesh.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re