Një operacion antidrogë i zhvilluar mesditën e sotme në zonën e “Varrit të Bamit” në Tiranë ka dështuar.

Disa efektivë kanë rrethuar një mjet dhe vazhdimisht i kanë kërkuar pronarit që të hapte derën e mjetit, por shoferi ka shfrytëzuar një moment kur para makinës nuk ka pasur efektivë policie dhe i ka dhënë gaz.

“Hape derën, hape xhamin! Hape derën të thashë! Policia hape derën! Hape makinën! Hape derën more bq,”-dëgjohet në videon e publikuar nga Boldneës.al, ku shihet teksa personi që drejtonte veturën i ka dhënë gaz automjetit duke mos pranuar ti bindet urdhërit të Policisë.

Në këtë moment, në zonë ishte duke kaluar edhe një makinë e News 24, nga ku po filmonte gazetari Ergys Gjonçaj, i cili u shtri përtokë nga uniformat blu.Nga operacioni deri tani nuk raportohet për të arrestuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re