Një shqiptar dhe dy efektivë grekë janë arrestuar në Igumenicë pasi një aksioni policior ku u kapën rreth 100 kg drogë.

Mësohet se një prej efektivëve, i cili ishtë në shërbim patrulle, është kapur duke transportuar drogë me automjetin zyrtar, ku pasagjer ishte shtetasi shqiptar.

Policia u vendos në ndjekje të makinës zyrtare pasi efektivi 41-vjeçar nuk u ndal për kontrollin e nevojshëm.

Gjatë ndjekjes policiore, efektivi humbi kontrollin e automjetin duke përplasur tre makina të parkuara.

Pas kontrollit brenda makinës së policisë u gjetën 19 pako kanabis të papërpunuar me peshë totale 102 kg e 670 gram. Pasagjer në automjet ishte edhe një 41-vjeçar shqiptar.

Në momentin e arrestimit, efektivi 41-vjeçari ishte në detyrë patrullimi së bashku me kolegun i tij, i cili gjithashtu u vendos në pranga.

Teksa efektivi po transportonte drogë, kolegu i tij 50-vjeçar, i cili normalisht duhet të ishte në krye të detyrës, ishte në një kafene në zonën Sayada të Thesprotisë.

Madje ai kishte lënë pistoletën e shërbimit në makinën me të cilën kolegu i tij po transportonte drogën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re