Aksion si nëpër filma nga ana e policisë Pogradecit për kapjen e një mjeti i cili po transportonte emigrant të paligjshëm nga lindja e mesme.

 

Mjeti golf me 4 shtetas që dyshihej se janë sirian i kishte ikur një postoblloku në dalje të qytetit të Porgadecit për në drejtim të Tiranës por pas ndjekjes nga ana e uniformave blu ndalja e mjetit u bë në fshatin Piskupat duke shfrytezuar edhe bllokimin e pjesshëm të këtij aksi rrugor për shkak se po pregatitej që të zhvillohej aktiviteti “kupa e Shqipërisë” në Çiklizem.

 

Në momentin që i është afruar Policia drejtuesi i mjetit e ka braktisur duke përfituar nga rrëmuja e krijuar por që pas disa minutash është prangosur nga ana e Policisë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re