Policia e Tiranës ka vendosur në pranga dy persona, të cilët qarkullonin me një makinë të vjedhur dhe brenda mjetit kishin kokainë, si edhe armë të ftohtë.

Në pranga kanë rënë 50 vjeçari Enis Tela, i shpallur në kërkim për disa vjedhje, dhe Eneriko Zyle, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja e tyre u realizua pas rreth 2 orësh ndjekje nga uniformat blu pasi drejtuesi i automjetit Enis Tela nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar duke tentuar të arratisen.

50 vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi të mjetit dhe në Babrru ka përplasur një makinë të Policisë, brenda të cilit ishin 2 efektivë që mbetën të dëmtuar lehtë.

Enis Tela dhe Eneriko Zyle u neutralizuan nga blutë dhe u vendosën në pranga. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë të ftohtë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Nga hetimet dyshohet se dy të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë periudhës shkurt-prill 2025, ka kryer vjedhje të ndryshme në Tiranë, Krujë, Elbasan, Shijak dhe Klos.

 

 

Njoftimi i policisë:

Qarkullonin me një automjet të vjedhur, kapen në flagrancë me kokainë dhe armë të ftohtë në automjet dhe vihen në pranga 2 shtetas, të dyshuar si bashkëpunëtorë për vjedhje të ndryshme në disa qytete.

Kapja e tyre, pas rreth 2 orësh ndjekje nga Policia, sepse drejtuesi i automjetit (shtetas në kërkim) nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar por në tentativë për t’u larguar përplasi një automjet policie.

Sekuestrohen automjeti i vjedhur, lënda narkotike dhe arma e ftohtë (thikë).

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, në bashkëpunim me ata të Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe Nr. 4, pas informacionit të marrë për një automjet të vjedhur në Elbasan kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Drejtuesi i automjetit, pasi ka parë Policinë, nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe në Babrru ka përplasur një automjet të Policisë, brenda të cilit ishin 2 punonjës police. Nga përplasja, janë dëmtuar lehtë 2 punonjësit e Policisë.

2 shtetasit që qarkullonin me automjetin e vjedhur janë neutralizuar dhe vënë në pranga nga punonjësit e Policisë.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë të ftohtë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. Z., 50 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për disa vjedhje;
E. T., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. Z., në bashkëpunim me shtetasin E. T., gjatë periudhës shkurt-prill 2025, ka kryer vjedhje të ndryshme në Tiranë, Krujë, Elbasan, Shijak dhe Klos.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko