26 qershor “Një Shqipëri e pastër është promovimi më i mirë që mund t’i bëhet vendit tonë, duke synuar rritjen e numrit të turistëve”, deklaroi sot nga Berati, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Klosi tha se “ky nuk është një aksion që do të ndodhë vetëm në Berat por po ndodh në të 12 qarqet e vendit në drejtimin e Prefekturave, në përgatitjen për sezonin turistik”.

Ministri kërkoi një prezencë sa më të madhe të të gjithë institucioneve dhe shoqërisë civile, si dhe të qytetarëve për t’ju bashkuar kësaj nisme për të pasur një Shqipëri turistike të pastër”.

“Po vjen muaji korrik, një muaj që besoj se do të ketë shumë më tepër vizitorë dhe lëvizje turistike në vend, por sidoqoftë për qarkun e Beratit është një muaj që gjithmonë ka pasur shumë turistë”, tha Klosi.

Ministri theksoi zbatimin e masave mbrojtëse, pasi kemi kaluar periudhën e emergjencës, por pandemia vazhdon.

“Aksionet e pastrimit, si dhe çdo punë tjetër do të bëhet duke ruajtur distancimin social, duke vënë maskat, duke pasur të detyrueshme mbajtjen e dorezave”, tha ai.

Po ashtu Klosi theksoi se “Berati sot është një kantier ndërtimi”. “Kemi investimin në këtë rrugë kryesore, ndërtimin e akseve të reja për të lehtësuar qytetin nga një ngarkesë e jashtëzakonshme, e cila ka qenë gangrenë e qytetit dhe gangrenë e zonës historike për lëvizjen e makinave dhe po ashtu investime të cilat shkojnë që nga fillimi i punimeve për sistemimin e venddepozitimit të mbetjeve urbane aktuale dhe krijimin e një landfilli të ri për Beratin”, tha Klosi.

Nuk besoj, vijoi ai, “se ka pasur Berati në histori një investim më të madh si këto që ka në këto muaj, por kjo nuk do të duhet të pengoj paraqitjen klasike të qytetit”.

Në mbarë vendin prefekturat po organizojnë pastrimin e qyteteve dhe zonave turistike.

Nismës “Për një Shqipëri të pastër i janë bashkuar të gjitha institucionet vendore dhe qendrore.

#tdi_1_5ee .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/06/1-149-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_5ee .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/06/2-83-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_5ee .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/06/3-76-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_5ee .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/06/5-51-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_5ee .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/06/berat1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_5ee .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/06/berat2-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_5ee .td-doubleSlider-2 .td-item7 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/06/berta-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 7

/m.m/j.p/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re