Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, priti në një takim drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë së Libanit, Gjeneral Major Abbas Ibrahim dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban Marc Ghorayeb. Ata janë dy personat kyç për operacionet e riatdhesimit të shqiptarëve nga kampet e ISIS në Siri. Ministri Çuçi thotë se operacionet do të vijojnë pa zbuluar më tepër detaje nga takimi në Tiranë.

“Nder i veçantë të ritakohesha me Gjeneral Major Abbas Ibrahim, drejtor i Përgjithshëm i Sigurisë së Libanit dhe me Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban Z. Marc Ghorayeb. Ata ndodhen në Tiranë për një vizitë dy ditore. I falenderova sërish për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampet e ferrit në Siri. Mirënjohja jonë ndaj tyre do të mbetet e përjetshme. Me Gjeneralin dhe Konsullin, si dhe struktura tona të Policisë së Shtetit po vijojmë punën për riatdhesime të tjera nga ata që kanë mbetur ende pas. Janë operacione të vështira që marrin kohë, por tashmë kemi një përvojë të mirë dhe vendosmërinë e duhur për t’i shkuar deri në fund gjërave”, shprehet Çuçi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re