Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla njoftoi ditën e sotme një lëvizje të deputetëve të opozitës nga Grupet Parlamentare. Deputetja demokrate Merita Bakiu është larguar nga Grupi Parlamentar i Aleanca për Ndryshim ku ishte dhënë ‘hua’ i drejtuar nga Fatmir Mediu.

Merita Bakiu është përkrahëse e Lulzim Bashës dhe është pjesë e 10 deputetëve që i kanë dalë në krah, tashme që Basha u rizgjodh në krye të PD-së dhe që me statut mori dhe postin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së.

Sipas rregullores së Kuvendit, Merita Bakiu duhet të qëndrojë 6 muaj pa një Grup parlamentar, për të patur më pas të drejtën për t’u futur në një të tillë.

Largimi i Merita Bakiu, është pasuar me një tjetër lëvizje, deputeti i pavarur Petrit Doda është bashkuar me grupin e Fatmir Mediut, ç’ka i mundëson që të këtë 7 deputetë për të patur në fuqi grupimin “Aleanca për Ndryshim”.

Por ku janë tjetër përkrahësit e Bashës?  Dy deputetë të tjerë që kanë dalë hapur krahë Bashës, duke u distancuar nga aksioni politik i Sali Berishës dhe Gazment Bardhit janë Andia Ulliri dhe Seladin Jakupllari.

Këta të fundit nuk janë pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së, por janë dhënë ua në grupin “Demokraci dhe Integrim” i drejtuar nga Shpëtim Idrizi.

Nuk dihet ende nëse Basha do i tërheqë dhe dy deputetët pjesë e grupit të Shpëtim Idrizit, i cili ka nuk është bërë pjesë e tryezës së 43 deputetëve të cilët janë bashkuar me Berishën dhe Bardhin.

Edhe pa dy deputetët, Andia Ulliri dhe Seladin Jakupllari me numrat që ka në dispozicion, Lulzim Basha mund ta formojë një grup të ri parlamentar, pasi i nevojiten vetëm 7 ligjvënës në krahë. Por duket se aksioni i Bashës është përqëndruar për të grumbulluar sa më shumë numra për të forcuar pozitat e tij për të rimarrë dhe kreun e Grupit të Parlamentar të PD-së.

Deputetët që mbështetin Lulzim Bashën

Eneklejd Alibeaj
Oriola Pampuri
Flutura Açka
Eranda Tase Bano
Kreshnik Collaku
Oriela Nebija
Arbi Agalliu

Merita Bakiu (Iku nga grupi i Mediut)
Seladin Jakupllari (Pjesë e grupit të Shpëtim Idrizit)
Andia Ulliri (Pjesë e grupit të Shpëtim Idrizit) 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re