Dy raste të tjetra të kalimit të páligjshëm të kufijve kundrejt fitimit janë parandaluar ditën e sotmë nga pólicia e Vlorës. Gjatë operacionit të koduar “Radhima”, është bërë e mundur árrestimi i 4 shtetasve, tre prej tyre shqiptarë dhe një egjiptian.
Pólicia e Vlorës ka gjetur të strehuar në banesën e shtetasit P. P., 21 shtetas egjiptianë.

Ku kanë árrestuar në flagrancë pronarin e banesës, shtetasin P. P., 54 vjeç, si dhe shtetasin egjiptian Y. Y., 31 vjeç, banues në Milano, Itali, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë përfshirë në veprimtarinë kríminale të dhënies ndihmë për kalim të páligjshëm të kufirit të 20 shtetasve me kombësi egjiptiane.

Gjithashtu, Pólicia ka árrestuar shtetasit R. B., 24 vjeç dhe A. B., 25 vjeç, të dy me banim në Drenicë, Kosovë.
Àrrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet pólicore në zonën e “Plazhit të Vjetër” Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke tentuar të ndihmojnë shtetasit marokenë M. E dhe M. J, për t’u futur në mënyrë ílegale në Pikën e Kalimit Kufitar Vlorë, me qëllim kalimin e tyre drejt shtetit italian.

Materialet në ngarkim të secilit i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re