Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit Gazment Bardhi, në një komunikim për mediat është shprehur se aksioni opozitar do të vijojë.

“Dua të ri konfirmoj vendimin e sotëm për të vijuar aksionin në parlament deri në përmbushjen e kërkesave legjitime. Ngritjen e komisioneve dhe për të çuar përpara reformën zgjedhore me një komision që legjitimon opozitën”, tha Bardhi.

Ai gjithashtu foli dhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët, duke e cilësuar akt të tradhtisë kombëtare.

“Dua të bëj një koment vendimit të GJK lidhur m marrëveshjen për emigrantët. Duke shprehur keqardhjen e thellë që GJK nuk u ngrit në interesin publik, dua ta konsideroj si një akt të tradhtisë kombëtare. Çështja rrezikon sigurinë publike dhe e përfshin Shqipërinë në hartën e cenimit të të drejtave të njeriut, vendimi ishte një goditje në raport me respektin dhe garancitë që ky institucion duhet të japë”, tha Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re