Sesioni i ri Parlamentar, nisi aty ku mbaroi i vjetri, me tensione dhe kaos nga deputetët që mbështesin Bardhin dhe Berishën.

Aksioni i deputetëve  të “Rithemelimit” ka vazhduar edhe sot (17 janar) në Komisionin e Medias ku deputetët Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka krijuan tension me kryetaren e komisionit, Flutura Açka dhe deputetët e Bashës.

I ftuar në emisionin “Open”, gazetari Agim Baçi tha se aksioni i opozitës është një lëvizje e fortë, por jo një ide e fortë, pasi sipas tij ky aksion nuk po e ndalon Ramën nga miratimi i ligjeve.

Ish-deputeti, Belind Këlliçi, e ka kundërshtuar, duke u shprehur se opozita nuk mund të bëhet fasadë dhe të duartrokasë.

Pjesë nga debati:

Baçi: Rama ka kaluar gjithë buxhetin për 4 minuta. Të djegësh karriget është lëvizje e fortë, por jo ide e fortë. Nëse ti nuk e ndalon Ramën të bëjë këto ligje dhe të miratojë ndryshime dhe ti djeg karrige dhe tha se Açka dhe Bakiu i shërbejnë Ramës duke bërë mbledhje, e kam të vështirë ta kuptoj.

Opozita mendon se meqë është mendimi i Berishës dhe grupit parlamentar për të djegur karriget ashtu mendojnë edhe demokratët.

Këlliçi: Shumica në opozitë ka vendosur për këtë aksion politik. Përderisa shumica, si në çdo demokraci, ashtu edhe minoranca besoj duhet të jetë në këtë drejtim.

Baçi: Ka edhe shumë shqiptarë që janë me Ramën, jo me Berishën. Pse mendoni se kjo është kështu

Këlliçi: Grupi i PD që nuk i lejohet të zgjedhin kreun, ka vendosur për këtë aksion.

Baçi: Ka një rezultat, Rama i kaloi të gjitha ligjet. Ku është rezultati? a e ndaluat?

Këlliçi: A të bëhemi fasadë dhe të duartrokasim? Rama ka ndryshuar ligjin për komisionet nga presioni i madh!

Baçi: A e ndaluat dot?

Këlliçi: Çfarë të bëjnë deputetët përveçse të protestojnë?

Baçi: Kjo arrogancë e qeverisë, si ka mundësi që shqiptarët prapë nuk ngrihen?

Këlliçi: Çfarë faji ka opozita që Rama ndalon komisionet dhe ndryshon ligjet?

Baçi: E zgjidhi ky modeli që i hoqët sot Flutura Açkës mikrofonin?

Këlliçi: Është një episod i veçantë që nuk duhet të ndodhte, mos shihni pasojën, shihni shkakun. ka gjysmë milionë shqiptarësh që kanë votuar kundër Edi Ramës.

Baçi: Ngrijni shqiptarët. Kur ngrihen shqiptarët nuk shkojnë vetëm poshtë shtëpisë së Berishës. Le të shkojnë te kryeministria.

Këlliçi: Të ngrihemi për fasadë dhe të marrim 20 mijë lekëshin te komisionet? Kemi 4 muaj që kemi 4 kërkesa bazike.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re