Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Drejtuesin e SPAK, Arben Krajën, pas operacionit të zhvilluar një ditë më parë ku ranë në pranga me dyshimin e veprave penale të korrupsionit në sistemin e drejtësisë, dhjetë persona në gjykatën e Krujës, mes tyre edhe gjyqtarja Enkeleida Hoxha.

Sipas mesazhit në Twitter të ambasadores, Kim e ka falenderuar Krajën për operacionin në fjalë ndërsa e inkurajon të vazhdojë punën.

“Unë e telefonova atë sot për të shprehur falënderim dhe inkurajim për hetimet, arrestimet dhe dënimet e fundit të SPAK.
Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por ne po shohim rezultate.

Le të vazhdojmë të ecim përpara së bashku – hap pas hapi”.

I met @KrajaArben1 1 yr ago (photo below). I called him today to express thanks & encouragement for SPAK’s recent investigations, arrests & convictions. Justice Reform will not be easy, quick or perfect, but we see results now. Let’s keep moving forward together – step by step. pic.twitter.com/lDSd3wU5wS

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 12, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re