Aksioni kundër informalitetit ka vijuar këtë të shtunë në qytetin e Sarandës.

 

Në një postim në “Facebook”, kreu I qeverisë shkruan se gjatë aksionit janë regjistruar një numër I konsiderueshëm subjektesh, duke paguar detyrimet përkatëse ndërsa janë mbyllur aktivitetet e abuzuesve.

 

Rama thotë se kontrollet do të vijojnë intesivisht mbi zonën bregdetare si dhe në sektorin e naftës dhe mallrave të tjera të akcizës.

 

“Përshkallëzohet goditja ndaj informalitetit në zonën e Sarandës, ku një numër i konsiderueshëm subjektesh janë regjistruar, duke paguar detyrimet përkatëse ndaj shtetit dhe një numëri jo të vogël abuzuesish përsëritës, u është bllokuar aktiviteti. Kontrollet vijojnë intensivisht me fokus mbi zonën bregdetare, sektorin e naftës dhe mallrat e tjera të akcizës me #ZeroTolerancë ndaj abuzuesve”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re