Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person ditën e sotme, ka shpallur në kërkim një tjetër dhe ka proceduar penalisht 5 qytetarë, në kuadër të operacionit kundër ndërtimeve pa leje në bregdetin e Durrësit.

Personi i arrestuar kishte ndërtuar pa leje në Kepin e Rodonit. Per aksionin e zhvilluar ditën e sotme reagoi dhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili tha se nuk do të tolerohet asnjë ndërtim pa leje.

Njoftimi:

Durrës – Policia e Durrësit aksion të përbashkët me IKMT, për prishjen e objekteve të cilat nuk disponojnë leje përkatëse.

Arrestohet 1 shtetas, procedohen penalisht 5 të tjerë, 1 shpallet në kërkim, pasi u konstatuan duke kryer punime pa leje.

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me IKMT, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimet të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe prishjen e objekteve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë kontrollit të territorit në të gjithë vijën bregdetare të Durrësit, kanë konstatuar disa ndërtime pa leje të cilat po kryheshin pa lejen e organeve kompetente.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u proceduan penalisht shtetasit:

– A. Sh., 62 vjeç,

– N. M., 52 vjeç,

– M. K., 59 vjeç, banues në Durrës;

– A.Sh, 50 vjeçe, u shpall në kërkim.

Ata janë konstatuar tek Kepi Rodonit, Shetaj, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.

U procedua shtetasi R. H., 68 vjeç, banues në fshatin Bozanxhije, Durrës, pasi u konstatua në Rromanat, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.

U procedua shtetasi Dh. G., 66 vjeç, pasi u konstatua në lagjen nr. 10, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.

U arrestua në flagrancë shtetasi E. Th., 30 vjeç, banues në Karpen, Shijak, pasi u konstatua në fshatin Vlashaj, duke kryer punime pa lejen e organeve komentete.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re