Nuk ka asnjë person të arrestuar nga aksioni i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me atë spanjolle në call centerat në Vlorë dhe Elbasan.

 

 

Ditën e djeshme u shoqëruan disa punonjës por pronarët dyshohet të jenë arratisur jashtë vendit.

 

 

Burimet nga Policia e Vlorës konfirmojnë se mendohet të ketë lidhje mes call centerave të kontrolluara në Vlorë dhe në Elbasan pasi të dy aktivitetet kanë patur të njëjtën linjë tregëtimi.

 

 

Ndërkohë hetimi vazhdon për personat që janë përfshirë.  Nga aksioni janë sekuestruar kompjuter dhe prova materiale të cilat mund të cojnë në zbulimin e skemave të mashtrimit ose personave të përfshirë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re