Ish-ministri Nard Ndoka, i ftuar në Panorama TV, ka komentuar aksionin e policisë në kampin e muxhahedinëve mëngjesin e së martës (20 qershor), teksa u shpreh se politikanët që shkonin në mënyrë periodike tek ata apo kanë bërë konferenca, sot heshtin.

“Kemi pasur shokun Pandeli Majko, të cilit i pëlqente akullorja iraniane, ishte sivllau i tyre dhe këto personazhe fshihen, as nuk dalin për të bërë transparencë”, tha Nard Ndoka.

Ish-ministri i Shëndetësisë theksoi se pas aksionit fshihet një politikë globale më e thellë.

 

Nard Ndoka: “Kemi qeveri të papërgjegjshme, nuk mbrojmë dot sigurinë tonë kombëtare. Kush ia jep internetin atyre, kemi filtra kontrolli, jo në momentin që të teket të bësh goditje.

Kemi disa politikanë që kanë shkuar në mënyrë periodike tek ata, kanë bërë konferenca, edhe unë kam qenë i ftuar disa herë.

Kemi pasur shokun Pandeli Majko, të cilit i pëlqente akullorja iraniane, ishte sivllau i tyre dhe këto personazhe fshihen, as nuk dalin për të bërë transparencë.

Ka diçka tjetër pas këtij aksioni, është një politikë globale më e thellë. Nuk është hera e parë. Ka viktima gjithandej. Rama mendon se e ka të përjetshme miqësinë me SHBA-në. Rama mund ta ketë në kurriz më vonë sepse DASH i ndërron partnerët në bazë të interesave.

Sot është i mirë, nesër mund të jetë politikani më i poshtër, më i dështuar, dalin informacion të nëndheshme. Duhet të ndërtojmë politikë kombëtare, duke përfshirë edhe Kosovën në mes. Të kemi fillimish harmonizim të interesave tona. Por këta janë personazhe që ulin kokën dhe firmosin çdo gjë qe i vendosin në tryezë. Kemi Bashën peng i këtyre konjukturave.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re