Analisti Agim Baçi, ka komentuar në “Panorama TV”, aksionin e nisur nga opozita për bllokimin e punimeve te Kuvendit, pas refuzimit të ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare.

Baçi u shpreh se sipas tij hetimet për “Incenreatorët kanë ngurtësuar mazhorancën për të mos ngritur këto komisione”, duke shtuar se kjo e fundit duhet të gjej një zgjidhjen me opozitën.

“Mazhoranca duhet të gjej zgjidhjen me opozitën, mjafton vetëm e drejta Kushtetuese e opozitës. Mazhoranca të gjej rrugën dhe jo të bej Parlamentin në shtëpinë e vet, apo në Kryeministri”, tha ai.

“Arroganca e Kryeministrit ka treguar hapur që komisione hapen vetëm nëse do ai, dhe pafuqia  e Parlamentit për të zbatuar Kushtetutën është trishtuese. Një nga pikëpyetjet është që si qytetarët e dinë se ky mision i opozitës është i drejtë, e si po shkelet Kushtetuta dhe nuk ngrihen. Kjo është pyetja që opozita duhet ti bëjë vetës. I pari që duhet ta bëjë është Sali Berisha. Opozita duhet të shoh nga vetja të shoh mos ndryshimi apo rikthimin.

Nuk dua ta lidh me akuzat e SPAK, nuk besoj se ka qenë kjo gjë. Më shqetëson që Berisha kërkon të shmang drejtësinë me konferenca nga selia e partisë, duke përfshirë dhe partinë. Ka pas një dileme si do sillen palët pas kësaj akuza. Qytetarët do ta lidhin më akuzat ndaj tij, por kjo nuk justifikon arrogancën e mazhorancës. Kemi njerëz të tjerë zyrtarë që janë në hetim. Komisioni për Incenreatorët kanë ngurtësuar mazhorancën për të mos ngritur këto komisione hetimore. Mazhoranca po bën gjithçka, dhe ka filluar fushatën me idenë që ne pranojmë drejtësinë, opozita jo.

Mazhoranca duhet të gjej zgjidhjen me opozitën, mjafton vetëm e drejta Kushtetuese e opozitës. Mazhoranca të gjej rrugën dhe jo të bej Parlamentin në shtëpinë e vet, apo në Kryeministri”, tha Agim Baçi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re