Aksioni i fundit i opozitës, ishte çështja që u diskutua në studion e lajmeve në Vizion Plus me deputetet e PD Dhurata Çupi.

 

Përballë Aleksandër Furxhi, Çupi tha se opozitës po tentohet t’i hiqet çdo e drejtë që i është caktuar nga Kushtetuta dhe ligji.

 

Duke mos mbajtur në qëndrim në dy grupimet që janë krijuar në PD, Çupi tha se është në krah të qytetarëve demokratë që i kanë votbesuar e për t’i mbrojtur këta të fundit nga korrupsioni i qeverisë.

 

Intervista e plotë:

 

A mendoni se po jep ndonjë ndikim protesta që ju po bëni në këtë formë në mjediset e Parlamentit? Çfarë ndikimi ka ajo në politikë dhe në opinionin publik?

 

Unë jam deputete e PD nuk kam marrë anësi në grupet e PD. Më kanë votuar qytetarët dibranë për të qenë opozitare dhe do ta ushtroj këtë mandate që më kanë dhënë si opozitare.

 

Sicc e thash, ne na kanë votuar 700 mijë shqiptarë. Numër ky që na la në opozitë. Në vendin tonë, është e vështirë të bësh opozitë sepse instrumentat janë të pakta. Por këto instrumenta që na jepen duhet ti ezaurojmë. Ne jemi ajo opozitë që kemi bërë debat ku përfaqësuesit e qeverisë janë të nivelit drejtora, rrallë zv.ministra dhe pothuaj asnjë herë nuk vijnë ministra në komisione për të mbrojtur ligjin. Ne kemi qenë një opozitë që kemi bërë dëgjesa publike, seanca kur kryeministri nuk vjen. Ne i kemi ezauruar të gjitha. Tashmë kemi kaluar në protest të avancuar sepse jo vetëm që opozita nuk po begenisej për atë që i kishte dhënë sovrani, por po nënshtrohej.

 

Opinioni publik sot është i ndarë për këtë lloj proteste. Sigurisht që ka nga ata që ju mbështesin dhe unë do ju pyes psemendoni që kjo që po bëni është rruga e duhur? Ka dhe të tjerë që nuk mendojnë kështu dhe mendojnë se kjo tregon dobësinë e grupit të deputetëve të PD?

 

Ne mendojmë se përfaqësojmë opinionin e PD. Atë që I jep Kushtetuta dhe ligji opozitës nuk mund të mos e garantojë mazhoranca. Ne nuk jemi aty të na përkëdhelë mazhoranca por jemi aty të mbrojmë qytetarët nga korrupsioni dhe krimi ekonomik. Unë jam deputete prej vitesh e opozitës, por ne nuk mund të nënshtrohemi para PS për të drejtat që na jep Kushtetuta.

 

Disa nga deputetët e PD, përfshirë edhe ju, kanë qenë kundër Sali Berishës, sidomos kur ai u shpall non grata. Tani ju jeni bashkë me të, kjo çfarë tregon që atëhere u penduat që u distancuat apo që sot ai ju bën më të fortë politikisht?

 

Unë jam nga ajo deputete që kam thënë që Berisha nuk e ka bashkuar PD. Kam thënë që Basha nuk e sjell PD në pushtet në këtë situatë., Kam qenë me këtë artikulim dhe vazhdoj të jem, ku do jem në krah të ccdo opozitari. Do bëj opozitë të pashantazhuar deri kur qytetarët të më votojnë. Nuk mbaj anë, mbështes qytetarët që më kanë votuar.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re