Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur kundër braktisjes se seancave parlamentare qëpo zhvillohen në kuadër të aksionit opozitar.

E pyetur në studion e News 24 në lidhje me një grevë urie nga opozita, Tabaku u shpreh se jo të gjithë bien dakord për mënyrat e reagimit.

 “Kërkesat e opozitës për komisione hetimore janë të drejta. Që nga komisioni i inceneratorëve nuk ka pasur asnjë komision tjetër. Janë 8 kërkesa. Jo të gjithë biem dakord për mënyrat. Unë do kisha preferuar që betejën ta bënim nëpër institucione. Ne e kemi lënë hapësirën e Parlamentit bosh shumë herë dhe mendoj se nuk duhet ta përsërisim të njëjtin gabim”.

Tabaku u pyet edhe për pretendimet e socialistëve se në komisionet hetimore mbivendosin punën e drejtësisë, duke theksuar se nga komisioni për inceneratorët u lëshuan disa urdhër-arreste.

“Nëse shoh të tilla na çojnë në kërkesa për masa arresti ndaj zv/kryeministrit, të tre minisrtrave, sekretarëve të përgjithshëm, lëreni opozitën të bëjë një shou të tillë. Zt.Dumani tha se komisionet hetimore plotësojnë punën e SPAK-ut dhe as nuk bien ndesh me të, as nuk cenojnë pavarësinë e hetimit. Në komisionin hetimor të inceneratorëve unë kam çuar 12 padi dhe pothuajse rreth 30 CD me të dhëna. kam ndjerë kënaqësi profesionale kur hetuesit kanë thënë që kemi dëgjuar dëshmitë”, theksoi ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re